Memedi ngushëllon ambasadoren e Ukrainas për tragjedinë ajrore

Memedi ngushëllon ambasadoren e Ukrainas për tragjedinë ajrore

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu dhe nënkryetaren e RDK-së Luljeta Aziri sot takuan ambasadoren e Ukrainës znj Natalija Zadorozhnjuk. Në këtë takim mjaft përbajtësorë u diskutua rreth shumë çështjeve të jetës aktuale politike.

Kryetari i RDK-së Memedi fillimisht shprehu ngushëllime popullit Ukrainas për tragjedinë ajrore, dhe theksoi se populli Ukrainas ka përjetu sakrifica të mëdha në të kaluarën dhe sot e kësaj dite.

Kryetari i RDK-së Memedi theksoi se edhe ne në Ballkan kemi përjetuar sakrifica të mëdha në kohën e komunizmit, por fatkeqësisht edhe në kohën e demokracisë jemi duke përjetuar sakrificat e njejta, sepse nëse atëherë komunistët kanë shijuar të gjitha privilegjet, edhe sot në demokraci fëmijët e komunistëve janë duke shijuar të njejtat privilegje. Kryetari i RDK-së Memedi potencoi se derisa të përfundoj kjo situatë, dhe të shijohet maksimalisht drejtësia dhe e vërteta, nuk mund të ketë shpresë se ndryshimi mund të ndodh në Ballkan.

Ambasadorja znj Zadorozhnjuk falënderoi kryetarin Memedi për takimin dhe konfirmoi edhe njëherë rëndësinë e respektimit të ligjit në vend dhe mbështeti vizionin dhe frymën e re që përcjell RDK, dhe se shteti Ukrainës do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:33

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA