Memorandum Bashkëpunimi midis Galerisë Nacionale dhe Shkollës së Posaçme “Idnina”

Desk
By Desk March 6, 2020 15:08

Memorandum Bashkëpunimi midis Galerisë Nacionale dhe Shkollës së Posaçme “Idnina”

Galeria Nacionale e R. së Maqedonisë së Veriut për vite me radhë me bujari shpreh përgjegjësinë e vet shoqërore, duke ua shtrirë dorën atyre që janë në nevojë. Institucioni i vetëm nga fusha e veprimtarisë muze-galeri, i cili për vite me radhë, me anë të qasjes edukative, targeton dhe animon fëmijë të grupeve të cenueshme, me spektër të ndryshëm të aftësive të kufizuara, në sinergji me nxënës të mësimdhënies së rregullit.

Këto projekte kulturologjike-sociale dhe inkluzive bëjnë pjesë të Programit të Galerisë Nacionale dhe janë plotësisht të mbështetura nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, kishim nderin dhe kënaqësinë që në periudhën e kaluar (2017-2019), pikërisht ne të na ndahet një grant nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, i destinuar për edukimin e grupeve të cenueshme të moshës parashkollore dhe shkollore. 

Për vite me radhë realizuam bashkëpunim me sektorin joqeveritar, me disa shkolla që strehojnë, edukojnë dhe shkollojnë fëmijë me pengesa në zhvillim.  

Si vazhdim i asaj që u tha paraprakisht, më 2 mars 2020, në hapësirat e Çifte Hamamit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis Galerisë Nacionale dhe Shkollës Fillore të Posaçme “Idnina” nga Shkupi.  

“Nxënësit e Shkollës Fillore të Posaçme “Idnina” janë pjesëmarrës të rregullt të punëtorive kreative nën organizimin e institucionit tonë dhe janë në mesin e artistëve më kreativë të rinj. Me nënshkrimin e Memorandumit, jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, vazhdojmë me projekte të reja me një qëllim të vetëm – nxitja dhe zhvillimi i kreativitetit si mjet i zhvillimit intelektual dhe psiko-fizik dhe progresit. Sivjet do ta mbështesim patronatin e tyre dhe së bashku do të shënojmë datat me rëndësi gjatë vitit”, kumtoi Dr. Dita Starova Qerimi. 

Përfaqësuesit e shkollës, përveç mirënjohjes, porositën se përvoja e deritanishme me Galerinë Nacionale njeh mbështetjen e vetme në nivelin institucional, dhe është një shembull i cili nuk duhet të mbetet i vetmi dhe i izoluar.

Desk
By Desk March 6, 2020 15:08