Menaxheri trondit Hysajn, ja e ardhmja e kapitenit kuqezi

Desk
By Desk March 6, 2020 20:17

Menaxheri trondit Hysajn, ja e ardhmja e kapitenit kuqezi

Elseid Hysaj ka luajtur rregullisht në këtë vit të ri me fanellën e Napolit.

Ardhja e trajnerit Gennaro Gattuso rezultoi si një ogur i mirë për kapitenin e kombëtares shqiptare.

Megjithatë ka mjaftuar një deklaratë për mediat italiane të Mario Giuffredit i cili ka hedhur dritë rreth të ardhmes së Hysajt.

Menaxheri i mbrojtësit kuqezi ka theksuar se Faraoni mund të zëvendësoi Hysajn tek Napoli.

“Hysaj është po aq i rëndësishëm sa Di Lorenzo, edhe pse ato kanë karakteristika të ndryshme. Gattuso ka shprehur pëlqim ndaj Elseidit, por duhet të vlerësojmë gjithçka në verë. Unë preferoj që dy nga klientët e mi të të njëjtit rol të mos qëndrojnë në të njëjtin klub. Një përjashtim mund të bëhej për Faraonin, sepse Hysaj tashmë është afirmuar dhe ka luajtur për 5 vjet në nivele të larta. Faraoni është shumë i fortë dhe mund të luajë te Napoli”, ka përfunduar Giufredi.

Desk
By Desk March 6, 2020 20:17