Menkinoski: Një pjesë e programit të LSDM-së u kopjua nga partia fashiste e Musolinit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 24, 2020 22:04

Menkinoski: Një pjesë e programit të LSDM-së u kopjua nga partia fashiste e Musolinit

Programi i LSDM-së për pjesën e ligjit, i titulluar “Rendi dhe disiplina” është kopjuar nga programi i partisë fashiste të Benito Mussolini, tha Toni Menkinoski, kryetar i komisionit ligjor të VMRO-DPMNE në TV 24, përcjell FLAKA.

“Ai që e shkroi programin për ju, a e dini nga e ka kopjuar. A jeni njohur me këtë personazh? Benito Mussolini, ato janë marrë prej andej, madje keni fraza shtesë nga Benito Mussolini në program. Ky është programi i rendit dhe disiplinës së Benito Mussolini dhe ju e dini shumë mirë dikë që e bëri programin për ju, madje kopjuan semantikisht nga ai program që është fashist”, i tha Menkinoski Ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Ai shtoi se parimi i demokracisë po minohet nga rishikimi i njoftuar i vendimeve të gjykatës gjatë 5 viteve të fundit, duke theksuar se ky proces është i njëanshëm dhe jo-transparent. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 24, 2020 22:04