Mercedes-Benz do të sjellë gjatë viti që vjen një G-Class Mini

Mercedes-Benz do të sjellë gjatë viti që vjen një G-Class Mini

Duket si një G-Wagen, që është ndarë në gjysmë.

Të gjithëve do iu pëlqente një Mercedes-Benz G-Class i ri, që është i përshtatshëm për të gjitha terrenet, por me çmim që fillon prej 120 mijë eurove, shumë pak njerëz e kanë mundësinë që ta blejnë.

 

 

Në pamundësi që të blihet kjo veturë, Mercedes ka gjetur një formë tjetër për ata që duan të lëvizin nëpër terrene të vështira, duke sjellë një G-Class Mini.

Këtë makinë që do ta sjellë gjatë vitit që vjen, Mercedes ka vendosur t’i vë çmim shumë më të lirë se G-Class i fundit.

Sikurse Ford Bronco Sport, ky model do të ketë platformë të lartë, rrota të mëdha, derisa stili është i thjeshtë, me katër dyer dhe panele xhami në kulm që mund t’i largohen. Vetëm se, nuk pritet që këto panele në këtë formë edhe të dalin nga prodhimi.

Për dallim nga G-Wagen që prodhohet në Austri, G-Class do të prodhohet në Rusi, ku edhe është dizajnuar nga dizajneri rus Aleksandr Isaev.

“Njerëzit do t’i lënë anash dhe të buzëqeshin me këtë makinë, në këtë kohë kur shumë shqetësime po i ndodhin njerëzimit”, ka thënë Isaev, në imazhet e shpërndara.

Deri më tani, janë vetëm këto imazhe që i ka shfaqur ai, para se t’i prezantonte zyrtarisht Mercedes, por që dihet se janë duke u bërë punime për lansimin e kësaj makine. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Prill, 2020 22:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.