Mercedes-Benz e prezanton veturën futuristike, nuk ka timon fare

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 22:48

Mercedes-Benz e prezanton veturën futuristike, nuk ka timon fare

Firma gjermane për prodhimin e automobilave, Mercedes Benz, ka prezantuar një koncept-veturë të natyrës futuristike, karakteristikë e së cilës ishte mungesa e timonit.

Siç shkruan CarBuzz, ideja e Mercedes ishte të krijonte një “bashkëveprim krejtësisht të ri midis njeriut, makinës dhe natyrës”, transmeton lajmi.net.

Në vend të timonit, koncepti ka një “element kontrolli shumëfunksional” në panelin qëndror që vozitësit arrijnë të operojnë me një dorë.

“Duke vendosur dorën në njësinë e kontrollit, pjesa e brendshme merr jetë dhe automjeti njeh shoferin nga rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja e tij”, thuhet në deklaratën e Mercedes. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 22:48