Mercedes duke përgatitur versioni super sportiv AMG elektrik

Mercedes duke përgatitur versioni super sportiv AMG elektrik

Mercedes-AMG tashmë ofron disa modele hibride (gjysmë elektrike) por tani janë duke përgatitur disa vetura krejtësisht elektrike e me performanca sportive.

Sipas portalit automobilistik ‘Autonet’, shefi i Daimlerit, Ola Kallenius ka deklaruar se Mercedesi do të vijë në një pik ku lloji energjisë nuk do të ketë rëndësi.

“AMG është gjithçka rreth përvojës që i ofron shoferit pas timonit të veturës. Kjo është arsyeja se pse ne, jo vetëm qe jemi duke punuar në AMG të elektrizuar por edhe në versione krejtësisht elektrike AMG” është shprehur ai, transmeton “Ekonomia Online”.

Kallenius nuk ka hyrë në detaje rreth asaj se cili model do të jetë versioni krejtësisht elektrik i AMG-së, por raportimet e fundit sugjerojnë se mund të jetë versioni EQS, i cili tani është prezantuar vetëm në formë konceptuale në panairin e veturave në Frankfurt.

EQS në versionin AMG do të garoj me Tayconin e Porsches, e cila ka 761 kuajfuqi në versionin më të fuqishëm të saj Turbo S, e e cila shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për më pak se 4 sekonda.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 22:51

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.