Mercedes “godet” sërish tregun botëror me një veturë elektrike

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:52

Mercedes “godet” sërish tregun botëror me një veturë elektrike

Ndërsa `Auto Show`-i në Nju Jork kryesisht po shpërfaq vetura SUV, Mercedes ka thyer stigmën e eventit duke dhënë një indikacion në lidhje me një makinë elektrike.

Kompania prodhuese e automobilave ka shfaqur GLS-në e fundit nga radhët e AMG-së, e përbërë nga një motor të tipit V8, turbo-binjakë dhe motor elektrik 48 volt.

Megjithëse nuk ka ndarë detaje në lidhje me kuaj-fuqitë që arrijnë të prodhohen dhe për ndërrues shpejtësish, për të është mësuar se do të lansohet në fillim të 2021-ës.

Ndiqini fotografitë e mëposhtme për ta parë pamjen e veturës.

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:52