Mërgim Berisha vendimtar për Augsburgun, shënon golin e vetëm në fitore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 22:57

Mërgim Berisha vendimtar për Augsburgun, shënon golin e vetëm në fitore

Mërgim Berisha ka qenë vendimtar në fitoren e Augsburgut, në kuadër të xhiros së 17-të të Bundesligës duke shënuar gol ndaj Borussia Moenchengladbach.

Berisha shënoi në fundin e ndeshjes, duke i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Për të ishte goli i katërt në 11-të ndeshje të Bundesligës në këtë edicion, ndërsa ka kontribuuar edhe me katër asistime.

Zhvillohej minuta e 82-të, kur Berisha shënon gol të bukur me thembër për 1-0.

Berisha luajti deri në minutën e 92-të, kurse Elvis Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 81-të.

Augsburg aktualisht ka 18 pikë në vendin e 14-të, kurse Gladbachu mbetet me 22 pikë në vendin e nëntë. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 22:57

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare