Me 21 janar, ditë e shtunë, Komuna e Gostivarit organizon tribunën shkencor “Identiteti etnokulturor i shqiptarëve të qytetit të Gostivarit”, me mysafir special gazetarin nga Shqipëria, Marin Mema.
Pjesëmarrëjen e tij e ka konfirmuar Mema përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Pasnesër dt. 21 janar ( e shtunë ) në ora 19:00 do të jemi bashkë në Pallatin e Kulturës në GOSTIVAR ! ❤️ Do të flasim për shqiptarët, identitetin, ruajtjen e trashëgimisë dhe historinë sonë. Do ti themi gjërat fortë dhe qartë ! 🇦🇱❤️ Mos mungoni dhe ftoni edhe miqtë tuaj ! 🤗Pas Haraçinës, Manastirit, Shkupit, tashmë është Gostivari ! Bashkë jemi më të fortë !!!”, shkruan Mema.
Gjatë këtij aktiviteti, do të promovohet edhe vepra monografike “Trashëgimia etnokulturore e Rekës së Epërme”, me autore Zejna Halimi.
Organzimit do ti bashkangjitet edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe shumë mysafirë të tjerë dhe artistë e shoqëri kulturore artistike të cilët do ta begatojnë programin në fjalë me këngë e valle burimore shqipe. FLAKA