Merkel bën thirrje për bisedime urgjente për të luftuar përhapjen e Covid 19

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:18

Merkel bën thirrje për bisedime urgjente për të luftuar përhapjen e Covid 19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një takim urgjent me krerët e shtetit të Gjermanisë pasi rastet e Covid-19 në vend arritën një numër rekord të ri ditor të mërkurën.

“Sëmundja po përhapet në mënyrë dramatike”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në Berlin.

Seibert tha se, Merkel është angazhuar në diskutime intensive me ministrat, qeveritë rajonale dhe partitë e mundshme të koalicionit të ardhshëm.

“Virusi nuk merr parasysh proceset politike apo periudhat e tranzicionit”, tha Seibert.

Merkel e ka bërë të qartë vazhdimisht se është gati për një konferencë të krerët e landeve. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur konsensus midis autoriteteve rajonale të Gjermanisë.

Një nga gjërat që do të diskutohej në një tryezë të rrumbullakët të shtetit federal do të ishte përpjekja e përbashkët për të arritur një shpërndarje më të shpejtë të vaksinave përforcuese.

Sipas këndvështrimit të Merkelit, duhet të ketë gjithashtu një prag të miratuar në nivel kombëtar, i përcaktuar sipas kapacitetit spitalor, pas të cilit do të duheshin masa shtesë.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan një rekord të ri të infeksioneve ditore të koronavirusit, që arriti shifrën 39,676./atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:18
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.