Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Merkel fton për dialog dhe respektim të të drejtave në Hong Kong

Merkel fton për dialog dhe respektim të të drejtave në Hong Kong

Redaksia 2 vjet ago

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se duhet të respektohen të drejtat dhe sundimi i ligjit në Hong Kong, duke u bërë thirrje të dy palëve të shmangin përshkallëzimin dhe të përpiqen ta zgjidhin situatën përmes dialogut, pas disa javë protestash antiqeveritare dhe përplasjeve me policinë.

“Është e nevojshme të bëhet çmos për të shmangur dhunën dhe të gjendet mundësia për një zgjidhje përmes dialogut,” tha Merkel në Berlin.

“Qeveria gjermane po punon për të nxitur dialogun, por në bazë të ligjeve në fuqi në Hong Kong, të cilat sigurojnë lirinë e mendimit dhe shtetin e ligjit”, shtoi ajo.

Merkel theksoi se të drejtat e qytetarëve të Hong Kongut, të garantuara me kthimin e kësaj ish-kolonie britanike në Kinë në 1997, nuk duhet të vihen në dyshim.  Hong Kongu është pjesë e Kinës, por drejtohet nga parimi “një vend – dy sisteme”.

Sot, Kina forcoi retorikën e saj kundër protestuesve, duke ngritur madje frikën e ndërhyrjes së mundshme ushtarake.

Byroja e Marrëdhënieve të Pekinit me Hong Kongun ka raportuar se veprimet e protestuesve nuk janë “ndryshe nga ato të marra nga terroristët”, pasi mbrëmë një oficer policie në veshje civile dhe një reporter i agjencisë kineze të lajmeve shtetërore, sipas pohimeve, u sulmuan nga protestuesit.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane më herët tha se Berlini po monitoron situatën në Hong Kong me “shqetësimin në rritje”.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Kina thotë se protestat në Hong Kong “i ngjajnë terrorizmit”
Next: Japoni: Evakuohen 300.000 njerëz për shkak të stuhisë

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 4 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 4 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

mickoski-780x439-1-750x430 Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Makron_maska-780x470 Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

golden Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Johnson_Johnson-780x450 SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

Butrint-Imeri-780x470 Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.