Merkel interesohet për Zaevin, ja për çfarë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:34

Merkel interesohet për Zaevin, ja për çfarë

Befasia nga bashkësia ndërkombëtare ishte shumë e madhe, tha presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për TV21, duke përcjellë reagimet pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, përcjll FLAKA.

Për dorëheqjen ishin të interesuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Tani do t’i lejoj vetes pak indiskrete. Kam pasur një takim të vogël, këto janë takime të shkurtra në këmbë, me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila më pyeti disa herë për motivet e dorëheqjes së Zaev. Mendoni se ishte lëvizja e duhur? Përgjigja ime ishte “natyrisht që jo”, dhe këtë ia kam përcjellë Zaevit pas kthimit. Sigurisht që jo. Për shkak të humbjes së një, dy, tre, pesë apo dhjetë komunave, për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale, pavarësisht se çfarë keni premtuar më parë, ky është një tjetër nivel në politikë. Ju e udhëheqni vendin, ju keni mandat katërvjeçar, është legjitimisht i marrë dhe nuk mund të thoni as gjysmën e atij mandati që po largohem për shkak të Shkupit, Prilepit apo Kumanovës”, tha Pendarovski.

Zaev e tërheq dorëheqjen për një kohë të pacaktuar, derisa vendi të stabilizohet, por nesër do të ketë votëbesim në Qeveri.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian (BE), raportojnë mediat shqiptare. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:34
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.