Merko: Objektet hoteliere do të punojnë edhe të dielave | VIDEO
Në Kuvend janë dorëzuar ndryshimet në Ligjin për tregti, të cilat i referohen dispozitave për ditë jopune të së dielës, me të cilat do të mundësohet puna të dielave në vendet turistike, përfshirë Ohrin dhe Strugën, si dhe në tregtinë me pakicë dhe me shumicë.
Nisma e tillë u përshëndet nga kryetari i Strugës, Ramiz Merko.
Zbatimi i zgjidhjes së re ligjore të ndryshuar pritet të nisë më së voni pas dy javësh. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, para takimit të sotëm me tregtarët nga rajoni Ohër-Strugë, pas së cilës do të vizitojë objektet tregtare në Çarshinë e Ohrit.