Merren vendimet për ligat dhe garat e Evropës, kjo është koha kur rikthehen

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 22:34

Merren vendimet për ligat dhe garat e Evropës, kjo është koha kur rikthehen

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, dhe Shoqata e Klubeve Evropiane, ECA, kanë gjetur akordin e përbashkët për fazën finale të kupave që pritet të zhvillohet në muajin gusht.

Lajmin e raporton Cadena SER, sipas së cilës, Champions League dhe Europa League pritet të mbyllen brenda dy javësh dhe pa krijuar probleme për nisjen e sezonit 2020/2021.

Ndeshjet do të luhen në fushë neutrale, pa prezencën e publikut dhe me një përballje të vetme.

Ky është formati që ECA dhe UEFA kanë zgjedhur, ndonëse mediat angleze më herët kishin raportuar se sfidat mund të luheshin në një qytet të vetëm.

Ndërkaq, nga ky burim është raportuar që ligat nacionale evropiane do të përfundojnë para garave të UEFA-s për klube.

Nëse plani për të përfunduar edicionin 2019-2020 në fillim të gushtit realizohet, atëherë edicioni 2020-2021 do të fillonte që në shtator.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 22:34