Mes të vdekurve të 24 orëve të fundit edhe një 35 vjeçar

Desk
By Desk October 29, 2020 21:26

Mes të vdekurve të 24 orëve të fundit edhe një 35 vjeçar

Një pacient i ri humbi betejën me Covid-19, përcjell FLAKA.

Në mesin e të vdekurve nga koronavirusi sot është një pacient 35-vjeçar nga Shkupi.

Ministria e Shëndetësisë informoi për 14 vdekje në 24 orë.

14 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi (35, 82, 62, 90 dhe 77), një nga Prilep (54), një nga Tetova (88), një nga Struga (66), një pacient nga Velesi (78), një nga Manastiri (76), dy pacientë nga Strumica (63 dhe 68), një nga Radovishi (66) dhe një pacient nga Resnja (83).

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 29,558, numri i pacientëve të rikuperuar është 19,994, numri i vdekjeve është 977, dhe numri i rasteve aktive është 8,587. FLAKA

Desk
By Desk October 29, 2020 21:26