Mesin e të infektuarve edhe një lehonë e cila ka lindur mbrëmë, foshnja në kujdes intensiv

Mesin e të infektuarve edhe një lehonë e cila ka lindur mbrëmë, foshnja në kujdes intensiv

Njëzet e shtatë vjeçare e sëmurë nga Kumanova që lindi dje në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup është pozitive nga koronavirusi, konfirmoi për Fokus drejtoresha Viktorija Jovanovska, përcjell FLAKA.

“Pacientja në muajin e saj të tetë vonë natën ka lindur para kohe dhe tani është duke pritur të transferohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Foshnja është në kujdes intensiv. Ekziston një pacient tjetër nga Ohri, por ajo është akoma në sallë dhe nuk ka pasyrë klinike të Kovid 19. Ajo u soll me një fëmijë të vdekur”,thotë Jovanovska.

Sipas saj, pacientja e dytë nga Ohri ende nuk ka konfirmim se ajo po bart virusin e rrezikshëm.

Kumanova është bërë një pikë e nxehtë kryesore ditët e fundit. Sipas statistikave, ka 23 pacientë të infektuar në vetëm një ditë, dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 47. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 21:28

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.