Messi: Dua të kthehem në Barcelonë

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 11:41

Messi: Dua të kthehem në Barcelonë

Lionel Messi thotë se dëshiron ta marrë postin e sekretarit teknik kur të pensionohet nga futbolli dhe shpreson se ky post do t’i mundësohet në Barcelonë.

Ylli argjentinas i kaloi 21 vjet në klubin katalonas, kur u bë njëri prej futbollistëve më të mirë, nëse jo më i miri, në historinë e këtij sporti.

Messi u detyrua ta largohet nga klubi në verë, megjithatë, sepse Barça nuk ishte në gjendje t’i mundësonte atij kontratë të re për shkak të telasheve financiare.

Tani në Paris Saint-Germain, Messit ende i rreh zemra për Camp Nou dhe shpreson se do të kthehet aty një ditë.

I pyetur në një intervistë nga Sport nëse dëshiron të kthehet në Barcelonë një ditë, Messi tha: “Po. Gjithmonë kam thënë se do të doja ta ndihmoja kubin”.

“Do të doja të bëhem sekretar teknik dikur, nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo jo. Apo nëse do të jetë diku tjetër”, shtoi ai.

“Nëse ka mundësi, do të doja ta ndihmoj klubin përsëri me çka do që mundem, sepse ky është klubi që e dua dhe dua që klubi të vazhdojë të jetë mirë dhe ta vazhdojë të rritet për të qenë njëri prej më të mirëve në botë”, nënvizoi ai.

34-vjeçari nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në gusht, por në ujdi e ka edhe një mundësi për ta vazhduar atë edhe për vit.

Messi nuk ka treguar nëse PSG-ja do të jetë klubi i tij i fundit në karrierë.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 11:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare