“Mësuesi i vështruar nga këndi i një Universiteti Pedagogjik”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Mars, 2023 22:52

“Mësuesi i vështruar nga këndi i një Universiteti Pedagogjik”

“Mësuesi i vështruar nga këndi i një Universiteti Pedagogjik”

Abstrakt

Tahir Zajazi

Sistemi i shkollimit dhe shkolla është kyçi ku ndodh përgatitja e gjeneratave sot për të jetuar nesër. Ndësa mësuesi është misionionar që ushtron përgatitjen e gjeneratave sot per nevoja të mjedisit shoqëror nesër. Ajo që dallon midis mësuesit dhe mjedisit është se mjedisi i përshtatet mësuesit, por jo edhe mësuesi mjedisit. Sepse mësuesi është vizionar me kompetencë që për ideal e ka pershtatjen e mjedisit për jete me te mire ne te. Mësuesi, madje është edhe mjeshtër në praktikimin e metodologjive moderne për t’i dhënë kah zhvillimit të mendjes së gjeneratave me kah drejt interesit material dhe shpirtëror të mjedisit shoqeror, te kultures dhe te punes për jetë më të mirë.

Sipas ligjeve të natyrës, mjedisi përreth ndryshon. Gjërat evoluojnë edhe përtej vullnetit tonë. Ndryshimet shkaktojë probleme me tendencë sfiduese jo vetëm personale, por edhe më gjërë shoqërore deri në përmasa edhe globale siç është, bie fjala problemi i dallimeve ekstreme midis shtresave shoqërore, problemi i nxemjes globale të globit, keqpërdorimi i disa pikave të shkencës për qëllime të këqija ndaj njerëzimit; migrimi i gjeneratave që reflekton si e keqe që shqetëson mjedisin e familjes, të shoqerise, kulturës, të punës dhe në pa numër probleme të natyrave nga më të ndryshme.

Në pa mundësi që ne t’i ndalim problemet, na imponohet si një zgjidhje e vetme të mësojmë se si t’i zgjidhim problemet. Atje ku nuk zgjidhen problemet, ndodh permbytja e mjedisit nga probleme jo vetëm personale, por edhe më gjërë shoqërore e deri edhe në përmasa globale.

Shkolla aktuale që e kemi është e gulfatur me probleme të shkallzuara me mbetje të trasheguara nga e kaluara. Mbetjet në vazhdimesi thellohen dhe ata shumezojnë probleme tjera te reja që reflektojnë në shoqëri, në kulturë dhe në punë. Të përmendim disa nga ata si, bie fjala, fluksi i migrimit të gjeneratave me tendencë të boshadisjes së vendit, deri ne mase edhe të shuarjes si komb; rezultati i testimeve ndërkombetare, ku perceptojmë se fëmijët e të gjitha moshave të shkollës tonë, deri edhe universitare te qëndrojnë në bishtin e ranglistave, me tendencë që, bile edhe të perjashtohemi si të pa aftë për konkurrencë; dominimi i metodave dhe stileve mesimore në zhvillimin e memorjes së nxënesit në llogari të zhvillimit të mendjes kritike, problemore dhe krijuese të tij; pa aftësia e kuadrit tradicional asimor që nxënësi të jetë në pozitën e “hulumtuesit” në klasë dhe pa numeruar, shkolla e jonë sot nuk është në gjendje të prodhojë kuadër që i do tregu i punës nesër, në frymë të mendjes krijuese dhe të tregut të hapur në konkurrencë. Akoma edhe më e keqja që shqetëson është se fakultetet pedagogjike dhe katedrat e drejtimit pedagogjik të fakulteteve Amë që i kemi, nuk arritën dot të shkëputen nga prodhimi i kuadrit arsimor tradicional.

Një zgjidhje e vetme dhe e pakapërcyeshme është ndërhyrja serioze, shkencërisht e mbështetur në ndryshimin e shkollës, të klasës dhe të mësuesit. Ky i fundit, mësuesi huhet vërë ne poziten e mbartësit kyc në realizimin e resurseve të metodologjive të mësimdhënies dhe mësimnxënies moderne, shkencerisht e verifikuar si zgidhje e pa kontestueshme në tejkalimin e mbetjeve tradicionale. Thjeshtë dhe qartë, mësuesi është hallkë e lidhjes ndërmjet mikrobotës dhe makrobotës. Kjo hallkë na imponohet të jetë e domosdoshme nga foshnjorja dhe rradhazi në të gjitha stadet e shkollimit parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar. Kuadri arsimir aktual nuk është në gjendje ta bën këtë. Ai jo vetëm që nuk di se si ta ben ndryshimin, por edhe nuk i don ndryshimet që ia prishin “rehatinë”. Sepse, gjatë përgatitjes për mision, bile edhe aktualisht ata diplomojnë me konceptime tradicionale.

Në mbyllje një mesazh,

PREFEROJME:

Themelimin e një UNIVERSITETI PEDAGOGJIK prestigjioz, gjithpërfshirës dhe gjithëkombëtar në tre pika të favorshme në rajon (Tiranë, Prishtine, Shkup), me parashikim që kuadri arsimor modern i te gjitha profileve te programeve mesimore, te shkollohet ne nje kampus, i orientuar ne nje ideal, nje objektiv dhe nje fryme te perbashket në hierarkinë e cikleve të shkollimit parauniversitar. Në këtë drejtim imponohet zbatimi i kriterit të vlerave, shkencërisht të dëshmuara, ashtu sic i pëmendim në vazhdim:

1. Universiteti Pedagogjik i pritur të themelohet, madje të jete edhe ne kontrollën e nje Bordi të ngrituar ndërkombëtar, me seli në kampusin e njërin nga universitetet pedagogjike elitare, i zgjedhur si model i ndonjërit nga vendet e zhvilluara të Evropes ose të SHBA-ve;

2. Resurset akademike, tekstualisht një nga një (programet, kurrikulat, metodologjitë), perfshi edhe stafin akademik arsimor-shkencor dhe asistentë te angazhuar atje, të zgjidhen sipas filtrit të kritereve të komisioneve ndërkombëtare, me parashikim që stafi akademik i angazhuar të jetë ekskluzivisht me përvojë të verifikuar të universiteteve prestigjioze të vendeve të zhvilluara.

Vërejtje:

1. Nga përvoja personale afer 20 vjecare (1994-2012) në dy universitetet tona në Tetovë mësova se vendet e zhvilluara të UE, SHBA e më gjërë shprehin gadishmëri të vullnetshme në përkrahje të inisiativave, në vecati të natyrës arsimore, por me kusht kur ata janë serioze, shkencërisht të mbështetur dhe në nivele të përvojave ndërkombëtare;

2. Në harkun e tre dekadave të kaluara plurale, perceptojmë se gjërat ndjeshëm kanë evoluar. Sot mund të thirremi në numër të konsideruar të kuadri elitar, me priardhje shqiptare të universiteteve prestigjioze, të cilët shprehin vullnet t’i rikthehen vendit të origjinës në përkrahje për ndryshime në arsim. Preferojmë që politika e arsimit të vendit të veprojë sipas shembullit të kryetarit të parë të shtetit të ri Izraelit;

3. Vlersojmë se cdo zgjidhje tjetër hibride (me përjashtim të freskimit të shkollës dhe të klasës tradicionale) është e dështuar, ashtu sic ndodhi me vendet e zhviluara kur ata e pësuan gjatë praktikimit të eksperimenteve me seminare për të konvertuar kuadrin arsimor tradicional në modern. Shoqata e jonë në fjalë që pretendon të ngritet në Akademi të Shkencave dhe Artit të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore, nuk pritet të anoj ne perkrahje të inskemimeve paushalle, jo produktive dhe të dështuara në vende ku u ekspermentua shum më herët para nesh;

4. Kjo ide, eventualisht e mbështetur edhe me Projekt dhe Elaborat të materializuar, pritet t’i adresohet Akademisë së Shkenave dhe Arteve të R Shqipërisë dhe të R Kosovës;

5. Sugjerojmë që në R Maqedonisë Veriore të themelohet një Universitet Pedagogjik multietnik, me seli në kampusin e Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, i cili disponon me të gjitha parakushtet e resurseve dhe infrastruktures moderne universitare

6. Për fund fare, ka zëra që mendojnë se vendet e zhvilluara janë shum larg nesh dhe rezulton se vjelja e modeleve të arsimin nga andej, nuk ka gjasë të implementohet në kushtet tona. Ca të tjerë shrehin rezervë se mos valle flakja e shkollës tradicionale ka gjasë të reflektojë në shmangien nga tradita kombëtare, duke mos u thelluar në kuptimin e dallimit thelbesor ndëremjet “traditës” dhe “tradicionales”; pa përjashtuar edhe qëndrimin rezistues (me perjashtime minimale) të kuadrit aktual universitar, qe rezulton për shkaqe subjektive të “prishjes” së rehatis që shkakton ndryshimi. Por nuk flasin kështu edhe të dhënat që dalin nga provat eksperimentae të autorit të këtij shkrimi. Indexi i të dhënave te fituara empirike, dëshmon se modeli i shkollës moderne është i pranishëm edhe tek ne, por në kushte të kuadrit arsimor me konceptime moderne.

PS.

Kjo ide u prezantua ne Konferencen e organizuar nga Shoqata e Akademikeve Shqiptare per shenimin e 7 Marsit 2023 ne Tetove

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Mars, 2023 22:52
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.