Meta flet me simbolika. Nxjerr foton me Ruçin, Rama është spektator

Meta flet me simbolika. Nxjerr foton me Ruçin, Rama është spektator

Pas seancës të zhvilluar dje në Komisionin Hetimor Parlamentar, presidenti Ilir Meta i është rikthyer reagimeve me mesazhe të forta politike. Ai flet për takimin që ka zhvilluar dje në kryesinë e Kuvendit me kryetarin Gramoz Ruçi.

Sipas Metës, cilësia e një grupi parlamentar është më i rëndësishëm edhe kur sasia e një grupi duket fuqiplotë.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shprehet Meta.

Por pjesa më e veçantë e reagimit  është foto që Meta ka nxjerrë nga arkiva. Aty shihet presidenti teksa bisedon me Ruçin, ndërsa mbrapa qëndron si spektator kryeministri Edi Rama.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2019 08:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.