Meta hesht për Vorën: Nëse qytetarët nuk kanë sovranitet, nuk ka as shteti

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 4, 2019 16:57

Meta hesht për Vorën: Nëse qytetarët nuk kanë sovranitet, nuk ka as shteti

Presidenti Ilir Meta vizitoi ekspozitën e artistit Avni Delvina në të cilën ai është pjesë e saj me një fotomontazh, ku kreu shtetit simbolizon Krishtin dhe dishepujt e tij.

Fotomontazhi mban mbishkrimin “Asnjë nga ju nuk do të tradhëtojë…”

Presidenti nuk e fshehu gëzimin e të qenurit pjesë e artit të Avni Delvinës, por për fatin e bashkisë Vorë pas shkarkimit të Agim Kajmakut, nuk kishte asnjë përgjigje.

“Sot është dita e mesazhit që jep kjo ekspozitë e këtij artisti të jashtëzakonshëm në interes të gjithë qytetarëve”, shprehet Presidenti I vendit.

Kur Valdrin Pjetri hoqi dorë nga mandati kryebashkiakut presidenti Meta nuk dekretoi zgjedhje të parakohshme në Shkodër me argumentin se këtë situatë e zgjidhte dekreti për zgjedhje më 13 Tetor.

Ky dekret nuk u zbatua asnjëherë dhe tashmë që vendin e muajit Tetor e ka zënë Nëntori, pritet me interes sjella e presidentit në raport me Vorën, ku gjërat për maxhorancën e Edi Ramës nuk shkuan aspak “kajmak”.

Zgjidhja për teatrit kombëtar tha presidenti Meta duhet të jetë larg arbitritetit dhe mungesës së transparencës dhe interesave okulte.

“Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin e tyre të plotë për të vendosur rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit. Nuk kam bërë asgjë tjetër përveç detyrës time të përditshme edhe në ëështjen e qëndrimit për teatrin kombëtar duke mbrojtur kushtetutën duke mbrojtur ligjin trashëgiminë kulturore duke mbrojtur identitetin kombëtar”, ka thënë Meta.

Top Channel

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 4, 2019 16:57