Meta telefonon Pendarovskin, flasin për forcim të bashkëpunimit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 19:55

Meta telefonon Pendarovskin, flasin për forcim të bashkëpunimit

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive”, deklaroi sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski.

Të dy presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe vlerësuan ndihmën e Bashkimit Europian për tejkalimin e saj.

Presidentët Meta dhe presidenti Pendarovski shprehën vullnetin për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin ku të jetë nevoja, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Presidenti Meta u interesua në veçanti për situatën në zonat e banuara nga shqiptarët dhe shprehu kënaqësinë për kujdesin e treguar dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë që deri tani në bashkinë e Pustecit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast shqetësues.

Gjatë bisedës telefonike, Presidenti Meta përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke vlerësuar se ky vendim i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje, aleatë në NATO, dhe me vizione të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin e kontributin në dobi të forcimit të mëtejshëm të sigurisë kolektive”, theksoi Presidenti Meta. /ATSh

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 19:55