Metodologjia e re e zgjerimit, Zhbogar: Politikat madhore t’i lihen Brukselit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:31

Metodologjia e re e zgjerimit, Zhbogar: Politikat madhore t’i lihen Brukselit

Euroambasadori Zhbogar nuk dëshiron të komentojë se kur do të dihet metodologjia franceze për zgjerimin e BE-së.

Ai konsideron se diskutimet për politikat madhore i duhen lënë Brukselit. Jemi këtu gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar konkretisht në përmirësimin e jetës së përditshme përmes projekteve gjithëpërfshirëse, thotë Zhbogar.

“Politikat madhore dhe bisedimet në Bruksel do t’ua lë vendeve anëtare të BE-së. Ne si delegacion i BE-së dhe unë si ambasador duhet të fokusohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në vend, t’u tregojmë njerëzve se jemi këtu për t’i mbështetur dhe ndihmuar. Për këtë arsye e hapëm Shtëpinë Evropiane në Shkup dhe shpresojmë se të rinjtë do të gjejnë vend ku të takohen, të argëtohen, mësojnë e të krijojnë. Jemi në kontakt me shumë komuna për t’i ndihmuar kryetarët e tyre dhe vetë komunat, që ta përmirësojnë jetesën në komunitet dhe njerëzit të fillojnë ta ndjejnë Evropën në rrethinat e tyre, pa dallim nëse do të hapim bisedime ose jo. Në lidhje me bisedimet mendoj se duhet të presim të vijnë lajmet, kur të jetë koha e duhur”,- deklaroi euroambasadori, Samuel Zhbogar.

Euroambasadori Zhbogar thotë se Evropa tashmë është në RMV me fondet e saj të reja dhe të ardhshme, veçanërisht nëpër komuna.

Prandaj, për këtë arsye, tha se është e nevojshme mbështetja e komunitetit lokal që të zbatohen vlerat evropiane brenda komunave. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:31