Metodologjia e re, Ruzhin: KE, më shumë kontroll mbi zbatimin e ligjeve

Desk
By Desk March 7, 2020 19:17

Metodologjia e re, Ruzhin: KE, më shumë kontroll mbi zbatimin e ligjeve

Metodologjia e re e KE-së është e pranueshme , fleksibile dhe korrekte, ndërsa RMV-së i mbetet të koncetrohet në plotësimin e 6 shtyllave të cilat janë përfshi njëkohësisht 35 temat e mëhershme, thotë ish amabsadori Nano Ruzhin.

Sipas tij, vet metodologjia është njëherit edhe shpresë e koordinimit brenda vendeve të BE-së, për çka në tetor, nuk ishin unanim kur RMV dhe Shqipëria nuk morrën datë për bisedime.

“Fillimisht procesi duhet të jetë efektiv, që do të thotë ka mbaruar mendësia ballkanike ” Do ta bëjmë, do ta bëjmë”. Ky proces duhet të jetë I besueshëm për popullin dhe BE-në sepse ky aksident që erdhi në tetor ishte një mungesë koordinimi në rradhët e vet BE-së. Kërkon kushte, mund tju shpërblejë, por mund njëkohësisht t’ju dënoj, andaj potencohet ktyeshmëria ,reverzibiliteti”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.

Sipas metodologjisë së re, KE do të ketë më shumë kontroll mbi zbatimin e ligjeve dhe llogaridhënien për vendet kur të fillojnë negociatat me BE-në, thotë profesori universitar, Nazmi Maliqi.

“Aj që le përshtypje të madhe te metodologjia e re tani është se do të ketë më shumë referues, kontrollues. Në pesë shtyllat, normat insttucionet, përrgatija e politikave, zbatimi dhe llogaridhënia, do të jenë më të mëdhaja dhe kontroll më I madh nga KE . Njerzit e KE-së do të japin porosi… Nëse shohim analizojmë ligjet ne RMV i kemi shumë të mira. Nëse i përcjellim nga konteksti i hulumtimit, kur të shohim sa ato zbatohen, sa janë në praktikë, kemi shumë defekte, që kjo përcillet nga KE dhe ka peshë shumë të madhe”, theksoi profesori universitar Nazmi Maliqi.

Dy bashkëbiseduesit janë të mendimit se gjithçka varet nga shteti dhe shoqëria jonë në momentin kur BE vendos për shtetin tonë.

Por njëherit thonë se BE në mars, kur në Këshillin për Punë të Përgjithshme do të dikutojnë për RMV-në dhe Shqipërinë, duhet të ketë parasysh edhe kredibiliteitn e saj, pra të kthejë besimin e vendeve aspirante në BE.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:17