Mexhiti: Jeta e qytetarit vështirësohet, pushteti nuk brengoset për këtë gjendje!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shtator, 2023 22:30

Mexhiti: Jeta e qytetarit vështirësohet, pushteti nuk brengoset për këtë gjendje!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti i shoqëruar mga Bashkim Hasani dhe Pajtim Osmani sonte qëndruan në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit.

Mexhiti para të pranishmive tha se është konstatim i përgjithshëm kudo që shkojmë që jeta e qytetarit po vështirësohet dita ditës dhe se pushteti aspak nuk brengoset për këtë gjendje.

“Ne do të lëvizim dhe do të vizitojmë çdo vendbanim ku ka shqiptarë, do të ndëgjojmë problemet dhe sfidat e popullit, dhe për të njejtat do të mundohemi të gjejmë zgjidhje me ekipet tona në Lëvizje, zgjidhje këto që do të jenë pjesë e Platformës tonë fituese! Ne mbajmë përgjegjësi dhe llogari për fjalën e dhënë andaj nuk do ta harrojmë mbështetjen e fuqishme dhe të parezervë që na e dhatë sonte në Gradec, për çka jemi thellësisht mirënjohës!, shkruan Mexhiti në Facebook.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shtator, 2023 22:30
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.