Mexhiti: Kandidati i mundshëm për president mund të jetë Arben Taravari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 19:17

Mexhiti: Kandidati i mundshëm për president mund të jetë Arben Taravari

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti gjatë intervistës në Alsat deklaroi ekskluzivisht se kandidati i mundshëm për president nga radhët e opozitës shqiptare mund të jetë kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Mexhiti tha se debati për kandidatin e mundshëm akoma nuk është hapur brenda Lidhjes Evropiane për Ndryshim, por ka pajtueshmëri mes liderëve Gashi, Mexhiti dhe Kasami që Taravari të jetë kandidat. Një gjë të tillë sot e ka konfirmuar edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Ne prej fillimit kemi ndarë mendjen dhe do të dalim me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale, me shumë gjasa që me një LSDM të dobët, kandidati ynë të kalon në raundin e dytë. Se cili do të jetë, jemi akoma në fazën e analizave dhe debateve brenda ku nuk e përjashtoj që njëri prej atyre që e kemi biseduar dhe ofruar është edhe Arben Taravari”, deklaroi Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 19:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare