Mexhiti: Për BDI-në është ideale që të ketë zgjedhje të parakohshme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:07

Mexhiti: Për BDI-në është ideale që të ketë zgjedhje të parakohshme

Pajtohem plotësisht që për Bashkimin Demokratik për Integrim është ideale që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentar. Kështu është shprehur nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin Klan Maqedoni.

Sipas Mexhitit partisë së Taravarit dhe të tjerët si ai kërkojnë që të formohet shumicë e re parlamentare dhe të prolongohet sa ma gjatë mbajtja e zgjedhjeve me qëllim që këta të forcohen e më pas të dalin në zgjedhje.

“Në këtë rast nëse dikujt i konvenon të ketë zgjedhje të parakohshme nga të cilat do të dilte një qeveri stabile është ata që janë fitues në këto zgjedhje, është VMRO-DPMNE në kampin maqedonas dhe BDI në bllokun politik shqiptar, eventualisht BESA mund të fitoj diçka për të shprehur euforinë që ka marrë Tetovën”, është shprehur Mexhiti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:07