MIA: Komisioni Venecias rekomandon heqje dorë nga dispozitat dygjuhëshe në procedurat gjyqësore

MIA: Komisioni Venecias rekomandon heqje dorë nga dispozitat dygjuhëshe në procedurat gjyqësore

Komisioni i Venecies rekomandoi të rishikohet ligji për gjuhët dhe heqjen dorë nga dispozitat dygjuhëshe në procedurat gjyqësore.

Strasbug, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Komisioni i Venecies në mendimin e miratuar sot, ju bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut ta rishikojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konsultimeve me palët e involvuara, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Sipas kumtesës, së lëshuar pas takimit të sotëm në Venecia, ekspertët juridikë të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me legjislacionin e vitit 2018, ligji i ri e zgjeron dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte i tejkalon standardet evropiane të përcaktuara me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Komisioni i Venecies, duke e përshëndetur gatishmërinë e autoriteteve për përmirësimin e gjendjes gjuhësore të komuniteteve, vlerëson se në fusha të caktuara ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponimin e detyrimeve ligjore joreale institucioneve publike, në veçanti në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, e shoqëruar me sanksione të ashpra në rast të mosrespektimit dhe mundësinë për ndryshimin e vendimeve gjyqësore, nëse gjatë procedurës ka mungesë përkthimi dhe interpretimi.

Sipas mendimit të Komisionit të Venecies, kjo qasje do të mundet dukshëm ta ngadalësoje funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni nënvizon më tej se Ligji i gjuhës nuk është preciz dhe cilat dispozita vlejnë vetëm për shqipen, e cilat, gjithashtu edhe për gjuhët e tjera të komuniteteve.

Komisioni i Venecies ua jep disa rekomandime autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, në veçanti për braktisjen e dispozitave në lidhje me dygjuhësinë në procedurat gjyqësore. Gjithashtu, rekomandon detyrimin që të përdoret  gjuha shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndëristitucional midis nëpunësve shtetërorë, të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara ose të shtyhet derisa zbatimi i duhur i kësaj dispozite të jetë real.

Sa i përket zbatimit të sanksioneve monetare, ekspertët juridikë të Këshillit Evropian rekomandojnë se ato duhet të shtyhen derisa nuk ndryshohet ligji për të siguruar qartësi të mjaftueshme ligjore, të ulen sasitë e gjobave, si dhe të vendoset elementi i gabimit si dhe parimi i proporcionalitetit.

Autoritetet, gjithashtu, janë të ftuar të kryejnë një analizë për zbatimin e ligjit të vitit 2008 dhe vlerësimin e ndikimit të ligjit të ri për gjuhët, për buxhetin dhe burimet njerëzore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA