Michio Kaku: Gjithçka që njohim në botën e re të informatikës kuantike do të kthehet përmbys

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:54

Michio Kaku: Gjithçka që njohim në botën e re të informatikës kuantike do të kthehet përmbys

Nëse keni menduar ndonjëherë se si do të funksiononte një mantel që na bën të padukshëm, si ndërtohet një vendbanim njerëzor në Mars, si krijohet nga  para një fushë gravitacionale, nëse po jetojmë apo jemi në një simulim të ngjashëm me Matrix, ose sa larg jemi nga një pajisje e teletransportimit në kohë, atëherë Michio Kaku është njeri i duhur për t’i dhënë përgjigje atyre.

Përmes librave të tillë si “Fizika e të pamundurës”, “Fizika e së ardhmes” dhe “Botët paralele“, Kaku ka ndërthurur njohuritë e tij shkencore si një profesor i fizikës teorike me mrekullinë e një trillimi fantastiko-shkencor. Dhe kjo është e përshtatshme për dikë që është rritur duke adhuruar njerëz si Albert Einstein dhe librin me ilustrime “Flash Gordon”.

“Gjithçka nisi kur isha vetëm 8-vjeç. Të gjitha gazetat shkruanin se kishte vdekur një shkencëtar i madh. Dhe se në tryezën e tij kishte mbetur një dorëshkrim, të cilin ai nuk mundi që ta përfundonte. Unë u magjepsa, dhe u intrigova të mësoj se kush ishte ai.

Çfarë përmbante libri që po shkruante? Shkencëtari ishte Albert Einstein. Dhe libri fliste mbi Teorinë e Gjithçkaje. Një ekuacion jo më shumë se 3 cm i gjatë, që do të na lejonte të “lexonim mendjen e Zotit”. I vura vetes si qëllim që të mësoja se çfarë kishte në atë libër”– shprehet ai

Kur 8-vjeçari Kaku (që vazhdoi ta habiste nënën e tij kur ndërtoi një përplasës grimcash në garazhin e shtëpisë së tij në San Jose për një projekt shkollor), nuk gjeti asgjë në bibliotekë që mund të shpjegonte teorinë e Ajnshtajnit për një fëmijë si ai. Ndaj iu drejtua fanta–shkencës, dhe konkretisht librit me ilustrime “Flash Gordon” që fliste për armë me rrezelazër, për njerëz të padukshëm, qytetërime jashtëtokësore dhe energjinë bërthamore.

Libri i tij i ri “Supremacia Kuantike”, argumenton se kompjuterët kuantikë do të jenë zgjidhja për të gjithë problemet e njerëzimit, dhe se kalimi nga epoka dixhitale në epokën kuantike, do të jetë një hap më i madh se sa revolucioni dixhital.

“Gjithçka që dimë në lidhje me ekonominë, mjekësinë, luftën do të kthehet përmbys. Sepse kompjuterët kuantikë janë shumë më të fuqishëm se ata dixhitalë”- thekson ai. Kompjuterët dixhitalë punojnë me ‘bits’, pra me ‘një përafrim shumë të vrazhdë të realitetit’.

Por kompjuterët kuantikë përdorin ‘qubit”, apo gjendjen e një atomi si njësi llogaritjeje. Siç e dimë nga teoria kuantike, atomet mund të lëvizin lart ose poshtë, por edhe të rrotullohen. Sa për të krijuar një ide mbi shpejtësisë:në vitin 2019, Google raportoi se kompjuteri i tij 53-qubit Sycamore mund të zgjidhte në 200 sekonda një problem matematikor, që kompjuterit dixhital më të shpejtë do t’i duheshin 10.000 vjet për ta zgjidhur.

Vitin e kaluar, IBM zbuloi krijimin e një kompjuteri kuantik 433 qubit. Një kompjuter me fuqi 1.121 qubit pritet të prezantohet për pak ditë, ndërsa kompania shpreson të ketë një version m 4.000 qubit deri në vitin 2025. Problemi i vetëm është se që të funksionojnëkompjuterët kuantikë duhet të ftohen në një temperaturë shumë afër zeros absolute.

“Duhet ta ftohni atë deri aty sa të eliminohen të gjitha dridhjet dhe zhurmat e jashtme”-shpjegon Kaku. Kur të arrijmë në atë moment, këta lloj kompjuterësh do të transformojnë gjithçka. Kompjuterët dixhitalë, nuk kanë kapacitetin për të modeluar reaksionet kimike në nivelin molekular.

Ndërsa kompjuterët kuantikë po. “Reaksionet kimike ndërmjetësohen nga elektronet. Elektronet përshkruhen nga valët. Valët janë probabilitet. Ku janë zerot dhe njësitë? Nuk shihen askund. Një zero apo një shifër tjetër është një përafrim, një përafrim i papërpunuarme një valë. Dhe kjo valë është vala e një elektroni. Pse është e rëndësishme kjo? Sepse ai elektron ju jep kancer, mirëqenie, energji diellore, fuqi shkrirjeje. Natyra Nënë është mekanikë kuantike. Universi është në njëfarë kuptimi një kompjuter kuantik”-shton profesori.

Kjo do të thotë që kompjuterët kuantikë, do të na lejojnë të bëjmë kimi pa kimikate. Mbi gjithçka që është shpikur me anë të provës dhe gabimeve, nga bateritë tek vaksinat. Por nëse mund të simuloni me saktësi reaksionet kimike, atëherë nuk keni nevojë për flluska nëlaborator.

Mund të zbulohen sekretet e çdo gjëje, nga plakja e njeriut tek fotosinteza. Procesi Haber për prodhimin e plehrave nga azoti atmosferik, ka mundësuar ushqimin e miliarda njerëzve që përndryshe nuk do të jetonin. Por ai konsumon 2 për qind të të gjithë energjisë së botës. Llogaritja kuantike mund të na japë aftësinë për të ‘kapur’ azotin pa temperaturat dhe presionet e mëdha të kërkuara, duke sjellë një revolucion të ri të gjelbër. Në fushën mjekësore, kompjuterët kuantikë do të jenë në gjendje të analizojnë se si funksionojnë barnat në nivelin molekular, të modelojnë dhe të testojnë barna të reja, pa pasur nevojë për ta provuar tek pacientët, dhe të analizojnë sasi të mëdha të dhënash, që do t’i lejojnë mjekët të dallojnë shpërthimin e një pandemie të re shumë më përpara se do të mund ta pikasin njerëzit.

Po ashtu Kaku parashikon se kompjuterët kuantikë do të arrijnë të nuhasin kancerin “vite apodekada përpara se të formohen tumoret përmes një biopsie të lëngshme rutinë të kryer nga një tualet inteligjent në shtëpinë tuaj”.

Në nivelin kozmik, si dhe të parashikimit të përplasjes së asteroideve, shpërthimeve diellore, shpërthimeve të rrezeve gama dhe rreziqeve të tjera kërcënuese për planetin, kompjuterët kuantikë do të na lejojnë të modelojmë ciklin jetësor të yjeve, të krijojmë reaktorë të qëndrueshëm të shkrirjes bërthamore, dhe të interpretojmë vërshimin e të dhënave të shumta që do të dalin nga pasardhësi i Large Hadron Collider në CERN, Zvicër.

Por përveçse mund të arrijnë të eliminojnë sëmundjet, urinë dhe ngrohjen globale, kompjuterët kuantikë do të bëjnë të mundur thyerjen të çdo formë kriptimi në planet. Pra potencialisht, duhet të t’u themi lamtumirë të gjitha sekreteve ushtarake dhe civile, për të mos përmendur transaksionet e sigurta nga të cilat varet i gjithë sistemi financiar global.

Dhe në kushtet kur fuqitë botërore po konkurrojnë midis për të marrë avantazhin e lëvizjes i pari në fushën e llogaritjes kuantike, kjo i jep një hije gjeopolitike frazës “supremacikuantike”. A nuk është kjo diçka që e shqetëson sadopak Kaku?

“Cila degë e qeverisë amerikane është më e interesuar për përparimet në këtë teknologji? CIA. Agjencitë qeveritare kanë filluar të bëjnë deklarata të tipit:Përgatituni, nisni të bëni që tani ndryshime në sjelljen tuaj, sepse kur ky revolucion është duke ardhur. Kjo do të thotë që të gjitha sekretet tuaja mund të lexohen nga fqinji juaj”– thekson ai.

Michio Kaku thotë se mbrojtja e mundshme kundër këtij lloj fatkeqësie, është “përdorimi i kuantumit për të mposhtur kuantumin”. Një ide tjetër është të kemi një internet të dyfishtë: një internet që nuk mund të prishet kurrë, sepse i gjithi bazohet në rrezet lazer dhe parimin kuantik, dhe tjetri që përdorim aktualisht që të gjithë, i cili mund të prishet nëse keni njëkompjuter kuantik mjaftueshëm të fuqishëm.

Kaku thotë se 10-15 vjet kompjuterët kuantikë do të jenë aq të fuqishëm sa mund të thyejnë çdo kod. Sipas tij kompjuterët kuantikë mund të jetë mënyra e vetme për të vërtetuar në mënyrë sasiore se Teoria e Fijeve është e saktë. Një provë e tillë do të hidhte dritë mbi një pyetje që Ajnshtajni mendonte se ishte një nga më të thellat që mund të shtrohej: A kishte Zoti një zgjedhje në krijimin e Universit?.

Ajnshtajni mendonte që jo, thotë Kaku, Universi duhej të ishte në këtë mënyrë që është, sepse në çdo mënyrë tjetër do të shpërbëhej. E pyes:A besoni ju vetë tek Zoti? Përgjigja e tij:”Unë besoj në Zotin e Einstein, pra që në një farë kuptimi Universi nuk ishte një aksident, se ai nuk është thjesht kaotik, por ekzistojnë realisht arsye për ekzistencën e tij”. / Marrë me shkurtime nga “The Spectator”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare