Mickoski: BDI ka “kidnapuar” Kovaçevskin dhe Pendarovskin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Maj, 2023 21:51

Mickoski: BDI ka “kidnapuar” Kovaçevskin dhe Pendarovskin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka lëshuar një sërë akuzash drejt pushtetit. Sipas tij, qeveria është drejt shkatërrimit, ndërsa në institucionet e shtetit mbizotëron anarkia, përcjell Klan Macedonia.

Sipas Mickoskit, pronar i vërtetë i qeverisë dhe institucioneve është BDI-ja e Ali Ahmetit, për të cilën tha se i ka “kidnapuar” kryeministrin dhe presidentin.

“LSD është një parti e rrëmbyer dhe shërbëtor i partnerit të vërtetë dhe më të madh në qeveri, që është BDI, e cila ka qenë në pushtet për 20 vite dhe me kalimin e viteve është bërë një grup i kriminalizuar i rrjetëzuar fuqishëm dhe i ngulitur në institucionet shtetërore”, thotë Mickoski.

Mickoski shtoi se nuk është vetëm LSDM në pronësi të BDI-së, por edhe presidenti i shtetit, Pendarovski.

“Pendarovski 4 vite e më shumë e ka humbur rastin të jetë president i të gjithë qytetarëve me veprimet e tij, ka treguar dhe dëshmuar se është president vetëm i atyre të paktëve të cilët ende e mbështesin atë. Prandaj u them se ata e kanë rrëmbyer edhe presidentin e shtetit, ai është Pendarovski”, ka theksuar kryetari i VMRO-DPME-së.

Mickoski ka përmendur edhe ligjet për Korridorin 8 dhe atij 10D, për të cilat, sipas tij, edhe Pendarovski kishte pasur dyshime në fillim, por në fund i kishte dekretuar të gjitha.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Maj, 2023 21:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare