Mickoski dorëzon kandiaturën edhe për një mandat në VMRO-DPMNE, LSDM tre kandidatë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2021 00:00

Mickoski dorëzon kandiaturën edhe për një mandat në VMRO-DPMNE, LSDM tre kandidatë

VMRO-DPMNE njoftoi se organet se në organet partiake ka arritur kandidatura e Hristijan Mickoskin e nënshkruar nga 50 delegatë.

Në kandidaturë thuhet se si delegatë në Kongresit të VMRO-së parashtrohet kandidatura e Mickoskit për kryetar të VMRO-DPMNE-së, ndërsa propozimi vjen si rezultat i menaxhimit të tij cilësor me partinë si dhe rezultatet e arritur zgjedhore në zgjedhjet lokale.

“Besojmë se rizgjedhje e Mickoskit do të jetë inkurajim për kryesinë e ardhshme, anëtarët e partisë dhe qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kandidaturës.

Kujtojmë se më 12 dhjetor VMRO-DPMNE ka caktuar zgjedhje të brendshme partiake, ndërsa të njëjtën ditë edhe LSDM ka caktuar zgjedhje të brendshme. Tek kjo e fundit deri janë zyrtarizuar tre kandidatura.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2021 00:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare