Ne kemi formuar një shumicë parlamentare që garanton se kjo qeveri e LSDM-së ka përfunduar, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai bëri të ditur se do të paraqesin mocion për mosbesimin e qeverisë, nëse Zoran Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen e paralajmëruar, përcjell FLAKA.
“Dy opsione janë në lojë. E para është që shumica e re parlamentare të zgjedhë një qeveri politike që do të vazhdojë me procesin e reformave, në radhë të parë në luftën kundër korrupsionit, reformat në shëndetësi, arsim, integrim. Opsioni i dytë është, nëse nuk e formojmë një shumicë të tillë, të shkojmë në zgjedhje të reja parlamentare”, tha Mickoski. FLAKA