Mickoski: Kemi shumicë të re

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 20:34

Mickoski: Kemi shumicë të re

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se partitë opozitare kanë bërë shumicë të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në rrjetet sociale, ka postuar fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vjen e ardhmja e re, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, shumica e re prej 61 deputetëve do të jetë pa LSDM-në dhe BDI-në.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 20:34
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.