Mickoski kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 12:44

Mickoski kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitetin e qytetarëve andaj edhe kërkoi zgjedhje të reja parlamentare dhe dorëheqje të menjëhershme Zoran Zaevit dhe Qeverisë.

“Nuk mundet Maqedonia të jetë peng i disa personave apo të dikujt që do ta zëvendësoj Zoran Zaevin. Por është koha që të vij një qeveri stabile e cila do të punoj për interesat e qytetarëve”, tha Micksoski duke shtuar se nevojitet shumicë e re parlamentare, e cila do ti organizonte zgjedhjet e ardhshme.

“Në rast se merren dallimet nga raundi i parë dhe i dytë atëherë vijmë deri tek 110 mijë vota dallime. Kjo na jep energji që të vazhdojmë ndryshimet ndaj të cilave qëndrojnë numri më i madh i qytetarëve. Përveç se është obligim i jonë, është porosi edhe për një realitet të ri, kjo është se qeveria është e delegjitimuar, nuk e ka legjitimitetin e popullatës. Zoran Zaev edhe në rast se jep dorëheqje, ministrat do të vazhdojnë sistemin e tij të korruptuar. Edhe sikur të ik Zoran Zaevi, Lujbço Nikolovski do të jetë ministër, ndërsa Maqedonia do të mbetet vendi më i korruptuar”, tha Mickoski duke shtuar se ai dhe VMRO-DPMNE-ja do të vihen në anën e popullatës dhe interesave të tyre.

“Pyetja që shtrohet është ajo se a do të ketë shumicë të re parlamentare dhe pa zgjedhje të reja.Duhet të kemi parasysh se Maqedoninë e presin ditë krize. Është shqetësuese gjendja në energjetike, nuk është pyetje se kur do të shtrenjtohet rryma, por sa do të kushtoj rryma. Kjo nënkupton rritje të inflacionit dhe varfërisë. Priten dhe restrikcione të rrymës”, tha Mickoski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 12:44

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...