Mickoski: Kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe Zoran Zaevit

Mickoski: Kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe Zoran Zaevit

Mickoski në fjalën e tij tha se kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe të Zaevit. Mickoski ndër të tjera tha se materiale audio të dorëzuara tashmë në prokurori thonë vetëm fjalën MAFIA, “çdo fjalë është vetëm MAFIA”, theksoi Mickoski. Sipas Mickoskit kjo qeveri në 3 vjet ka sjellë vetëm mafie, mafia që drejton çdo prokuror dhe gjykatës. Mickoski foli edhe për “bombat” e radhës, ku sipas tij, dëgjohet vetëm vrasja e drejtësisë në Maqedoni. Ai theksoi se pas 48 orësh që VMRO-ja ka deponuar përgjimet nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë gjykatës apo prokuror si Ruskoska apo Jovevski. Ai apeloi se nuk është e mundur një drejtësi e tillë, prandaj më 12 prill VMRO-ja do t’i tregojë vendin LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

Në protestë u lëshuan edhe “bombat” kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, të cilat deputeti i VMRO-së Milloshoski i dorëzoi në Prokurori. Në protestë ndër brohoritjet kryesore janë ato kundër ndryshimit të emrit kushtetues. (Alsat)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Shkurt, 2020 19:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.