Mickoski: Koalicioni i ardhshëm do të jetë në bazë të parimit “program me program”, ky parim nuk ndryshon

Mickoski: Koalicioni i ardhshëm do të jetë në bazë të parimit “program me program”, ky parim nuk ndryshon

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot porositi se pas zgjedhjeve janë të mundshme bisedime për koalicion me të gjitha partitë politike, por sipas parimit “program me program”, të cilin, siç tha, nuk planifikojnë ta ndryshojnë.

“Jeta nuk është lojë, në jetë ka parime të cilat nëse njëheri shkelen atëherë më nuk janë parime. Dhe në emër të kësaj mund t’ju them se politikat që i zhvillon VMRO-DPMNE-ja bazohen në parime dhe pasi ky parim njëherë është shkelur në një intervistë në TV më kemi thënë se koalicioni i ardhshëm do të jetë në bazë të ‘program me program’ dhe këtë parim nuk e ndryshojmë”, ka thënë Mickoski, duke e komentuar mundësinë për koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) prej ku megjithatë paralajmërojnë koalicion të partive që do të jenë fitues në bllokun politik maqedonas dhe atë shqiptar.

Për koalicion, thekson Mickoski, merret parasysh secili, programi politik i të cilit do të jetë kompatibil me programin e VMRO-DPMNE-së për të cilin do të pajtohen në bazë parimore dhe ashtu do të funksionojnë katër vitet e ardhshme.

Mendojnë, theksoi, të fitojnë 61 deputetë më 12 prill, sipas analizave të tyre janë shumë afër atij numri. Ndërsa menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, thotë, janë të mundshme bisedime me të gjithë aktorët politikë në shtet duke i përfshirë edhe me koalicionin e ri mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 18:23

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.