Mickoski: LSDM përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit

Mickoski: LSDM përgjegjëse për pajisjen eksplozive në furrën e Misajllovskit

Kreu i VMRO-DPMNE-së në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje më incidentin që ndodhi në Shkup kur një mjet shpërthyes shkaktoi dëm material te furra familjare e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

“Nuk bëhet fjalë për zjarr ‘të rastësishëm’ siç i ndodhi Vllado Misajllovskit para disa viteve, po për qëllim të qartë. Përgjegjësia për këtë është te pushteti i LSDM-së. Atje duhet të kërkohen porositësit dhe inspiratorët e gjithë kësaj”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Qershor, 2020 13:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.