Mickoski mbetet në qëndrimin të mos garojë në listë për deputet

Desk
By Desk March 8, 2020 12:58

Mickoski mbetet në qëndrimin të mos garojë në listë për deputet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka konfirmuar se nuk dëshiron të garojë në listën për deputet në zgjedhjet e 12 prillit. Fjalën përfundimtare thotë ai duhet ta marrin organet më të larta të partisë, por ai personalisht ka arsyetuar qëndrimin e tij që të garojë vetëm për kryeministër si një akt moral dhe të sinqertë në politikë.

“Unë nuk i ndryshoj mendimet sipas situatës dhe nuk do të ndryshoj nga ajo që kam thënë. Nëse jeni përcaktuar për kandidat për mandatar do të ishte e moralshme ta mbani atë. Nëse jeni kandidat për mandatar, për deputet, për drejtor, kjo sështë e ndershme dhe është fshehje prapa humbjes. Kjo është ajo që unë e përfaqësoj që kur jam kryetar dhe do ta përfaqësoj. Nëse keni një qëllim ju duhet të fokusoheni në atë plan, por nëse keni plan rezervë atëherë ju s’jeni i sinqertë ndaj votuesve. Por, për qëndrimin përfrundimtar do të duhet të presin mbledhjen e Këshillit qendror”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Duke folur për kandidatët e VMRO-DPMNE-së për deputet, Mickoski tha se në lista do të ketë edhe figura mbi partiake apo jashtë radhëve të partisë që ai drejton.

Desk
By Desk March 8, 2020 12:58