Mickoski në TV21: VMRO-DPMNE nuk është për bojkot të zgjedhjeve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 16, 2019 22:21

Mickoski në TV21: VMRO-DPMNE nuk është për bojkot të zgjedhjeve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Histijan Mickoski sonte përsëriti se partia e tij nuk përgatit terren për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rrethin e dytë. Ai tha se bojkotin e përgatisin parti të tjera, por pa përmendur emra se cilat parti, përcjell FLAKA.

“Jam i bindur se në kuadër të asaj që qeveria lejon, duhet të funksionojmë. A do të dalë në rrugë apo jo, është e drejtë dhe demokratike. Presim që kryeministri, pas zgjedhjeve presidenciale, të qëndrojë në fjalën dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Thelbi është se Gordana Siljanovska fiton, thelbi i bojkotit është te partitë e tjera jo te ne”, tha sonte Hristijan Miskoski në emsionin “ClickPlus” në TV 21. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 16, 2019 22:21