Mickoski: Nga e di Edi Rama se propozimi francez është i mirë?!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 21:40

Mickoski: Nga e di Edi Rama se propozimi francez është i mirë?!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së propozimin e ri francez e ka quajtur “nokaut” për diplomacinë e Maqedonisë. Ai ka theksuar se nëse ky propozim ddo të ishte I mirë për vendin, nuk do të pranohej menjëherë nga autoritetet e Sofjes.

Mickoski, sic njofton KlanM, ka parashtruar pyetjen se nga ku I ka informacionet Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama se propozimi I ri francez është I mirë, sic tha, ku negociatat I ka zhvilluar Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, kurse për këtë nuk është konsultuar partia e tij.

“Nga e di Edi Rama këtë informacion është arsyeja e dytë kurse e para është se qeveria bullgare në doërheqje menjëherë e pranoi. VMRO-DPMNE asnjëherë nuk do të pranojë një marrëveshje të dëmshme”, tha Mickoski.

Kryetari I VMRO-DPMNE-së I bëri thirrje Qeverisë që propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Qershor, 2022 21:40
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.