Mickoski: Nga një kirurg i shkëlqyer, të përfundosh në palaço të Zaevit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:14

Mickoski: Nga një kirurg i shkëlqyer, të përfundosh në palaço të Zaevit

Deklaratat e sotme të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për Qendrën e re Klinike në Shkup kanë ngjallur reagime te kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Ai në Facebook ka shpërndarë deklaratat e ministrit Filipçe me mbishkrimin ku ministrin e quan palaço të kryeministrit Zoran Zaev.

“Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, një ministër premtues, të përfundosh si një palaço i Zoran Zaevit është një humbje e madhe personale … ah koleg koleg, një këshillë, dinjiteti nuk ka çmim!”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se shpreson se për projektin e ndërtimit të Qendrës së re Klinike në komunën e Gjorçe Petrovit do të gjejnë zgjidhje me VMRO-DPMNE-në, transmeton Alsat.

Ai i shpalosi të gjitha aktivitete e ndërmarra për ndërtimin e kësaj qendre gjatë periudhës së shkuar.

Sipas vendimit të fundit Qendra e re Klinike do të financohet nga buxheti. Dallimet mes pushtetit dhe opozitës janë kryesisht në vlerën e projektit dhe harxhimet e parapara në studimin e fizibilitetit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:14

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....