Mickoski: Nga Sllovenia siguruam ndihmë 100.000 maska dhe 100.000 doreza

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 20:58

Mickoski: Nga Sllovenia siguruam ndihmë 100.000 maska dhe 100.000 doreza

Nga Sllovenia siguruam ndihmë 100.000 maska ​​dhe 100.000 doreza, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal 5, duke theksuar se ai personalisht i është lajmëruar kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha.

Sipas tij, kjo ndihmë do t’i kushtojë shtetit zero denarë, duke njoftuar se brenda ditëve të ardhshme, do të arrijë edhe ndihma e re, pa dashur të tregoj nga cili vend.

Ai theksoi se si kryetar i partisë më të madhe opozitare, përpiqet të ndihmojë personelin mjekësor në shtet, duke u përpjekur të sjellë sa më shumë ndihmë.

“Dhe atë 100.000 maska, 100.000 doreza mjekësore që janë të domosdoshme, sidomos për personat dorë-zhveshur mjekësorë, që merren me pandeminë”, tha Mickoski dhe shtoi se nuk do të ndalet këtu, sepse kjo është vetëm dërgesa e parë.

Ai tha se transportimi i kësaj ndihme i kushton vendit tonë zero denarë dhe se përveç kësaj dërgesë,0 do të ketë edhe ndonjë tjetër shtesë brenda javës.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE, ndihmë e këtillë do të vijë edhe nga një shtet i afërt dhe miqësor nga një kryetar i partisë simotër të VMRO-DPMNE-së. Dhe shtoi se shpreson që kjo të ndodh të hënën.

Mickoski nuk ka dashur të komentojë praninë e djeshme në këtë emision të liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe se ai nuk do të hyjë në strategjinë e Zaevit për pandeminë, duke shtuar se, le të vallëzojë me koronën.

“Qytetarët tanë kanë probleme reale. Problemi kryesor është se si të përballojmë përhapjen e kësaj pandemie, e cila po merr vrull në vendin tonë dhe gjëja e dytë është varfëria, e cila gjithashtu po merr vrull gjithnjë e më tepër”, theksoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se të gjitha qëndrimet e shfaqura dje të Zoran Zaevit për atë janë të kota.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 20:58