Mickoski nga videokonferenca e EPP-së: Bëj thirrje të ndihmoni të mos frenohet dhe të përshpejtohet procesi i integrimit të Maqedonisë në BE

Desk
By Desk May 6, 2020 20:46

Mickoski nga videokonferenca e EPP-së: Bëj thirrje të ndihmoni të mos frenohet dhe të përshpejtohet procesi i integrimit të Maqedonisë në BE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot mori pjesë në Samitin e liderëve të EPP-së, në fokus të të cilit është Ballkani Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Maqedonia e Veriut. Mickoski në fjalimin e tij onllajn iu falënderua kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq për mbështetjen që e jep për zgjerimin e Unionit, por edhe kryetarit të EPP-së, Donald Tusk me mbështetjen e të cilit u organizua ky samit me fokus në rajonin tonë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se Qeveria e re VMRO-DPMNE-së është e gatshme ta vendosë Republikën e Maqedonisë në shiritin e shpejtë për anëtarësim në BE duke u fokusuar në problemet kyçe të shtetit për të cilat nevojiten zgjidhje thelbësore.

Bëj thirrje të ndihmoni të përshpejtohet procesi i zbatimit të Konferencës së parë ndërqeveritare që do të mundësojë fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian. Ne, VMRO-DPMNE jemi të gatshëm t’i vendosim negociatat në rrugë të shpejtë në bazë të standardeve, vlerave dhe parimeve më të rëndësishme të BE-së, theksoi Mickoski.

Desk
By Desk May 6, 2020 20:46