Mickoski: Nuk do të mbështesim seancat online të Kuvendit

Desk
By Desk October 19, 2020 22:05

Mickoski: Nuk do të mbështesim seancat online të Kuvendit

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në bisedën e sotme drejtpërdrejt në Facebook, duke iu përgjigjur një pyetje, tha se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë seancat online të Kuvendit, përcjell FLAKA.

“VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë seancat online të Kuvendit. Kjo është kundër Kushtetutës dhe VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë shkeljen e Kushtetutës. Në rast se kemi formuar një Qeveri, në rast se kemi një shumicë qeveritare, ata janë të detyruar të sigurojnë kuorum për punën nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Në këtë rast është 61 dhe në këtë rast ata janë ata që duhet të sigurojnë funksionalitetin e legjislaturës, dhe jo të kërkojnë një mënyrë për të anashkaluar atë funksionalitet. Kështu që në këtë rast unë qartë dhe me zë të lartë them se VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të shkelë Kushtetutën dhe VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të mbështesë seancat online në Kuvend”, thotë Mickoski. FLAKA

Desk
By Desk October 19, 2020 22:05