Mickoski nuk doli sonte në protestën e VMRO-DPMNE-së?

Desk
By Desk October 29, 2020 21:42

Mickoski nuk doli sonte në protestën e VMRO-DPMNE-së?

Ishin tridhjetë persona të pranishëm në protestën e sontme të VMRO-DPMNE-së, dhe mes tyre lideri i partisë organizuese, Hristijan Mickoski, nuk mund të vërehej, përcjell FLAKA.

Edhe pse në thirrjen e sotme për protestë, VMRO-DPMNE u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, në protestë në një deklaratë për media Jelena Zhugiq tha se protesta e mbrëmjes së sotme u zhvillua me një numër më të vogël të të pranishmëve, për shkak të numrit në rritje të njerëzve të infektuar me virusin korona.

“Para se të filloj me deklaratën, unë do të doja t’ju informoja se për shkak të numrit të madh të njerëzve të infektuar me virus, sonte ne vendosëm ta zhvillojmë këtë protestë me një numër të reduktuar të të pranishmëve, duke respektuar masat ligjore të protestës”, tha Zhugiq.

“Fokus” kërkoi një mendim nga VMRO-DPMNE pse Mickoski nuk u paraqit në protestë, por partia opozitare maqedonase nuk është përgjigjur. FLAKA

Desk
By Desk October 29, 2020 21:42