Mickoski nuk e ka ditur se Çulev inçizion spot me policinë

Desk
By Desk May 5, 2020 22:56

Mickoski nuk e ka ditur se Çulev inçizion spot me policinë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për herë të parë dëgjon për videon e regjistruar nga Ministri Naqe Çulev nga prezantuesi në TV 24. Mickoski në fillim mendoi se drejtuesi i emisionit i thotë se Çulev kishte aktruar në ndonjë spot të policisë, përcjell FLAKA.

“Nuk e di nëse Çulev ka inçziuar spote. Unë nuk kam një informacion të tillë, me sa di që ai është ministër, jo aktor. Naqe Çlev paska inçziar spote? Kjo është hera e parë që dëgjoj nga ju”, tha Mickoski.

Pasi udhëheqësi i shpjegoi atij se nuk kishte të bënte me Çulev që aktronte në video, por se ai kishte organizuar një video inçizim për Ditën e Policisë, atëherë Mickoski tha që nuk ishte diçka e keqe.

“A mendonit për një video për Ditën e Policisë? Ju thoni që është e keqe? Unë nuk jam i informuar për këtë, mendoj se nuk është një çështje thelbësore”, tha Mickoski. FLAKA

Desk
By Desk May 5, 2020 22:56