Mickoski: Paralajmëruam padi penale për Filipçen, por konkluduam se në këtë moment nuk duhet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 23:05

Mickoski: Paralajmëruam padi penale për Filipçen, por konkluduam se në këtë moment nuk duhet

Ne paralajmëruam në fillim padi penale për ministrin Venko Filipçe, por në bazë të të gjithë atyre informatave, të cilat pastaj erdhën deri te ne, konkluduam se në këtë moment nuk duhet të parashtrohen padi penale, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Samo intervju”, në TV Kanal 5.

Ai theksoi se nuk pajtohet me qëndrimin se qytetarët mendojnë se ministri i Shëndetësisë mirë e menaxhon krizën.

“Të supozojmë se mirë ka menaxhuar me krizën, por para krizës populli për menaxhimin me shëndetësinë, i dha dysh. E tani ju konkludoni nëse ai duhet të menaxhojë me shëndetësinë pas krizës”, tha Mickoski.

Sipas tij, pushteti nuk po udhëheqë luftë serioze kundër pandemisë së koronavirusit, duke marrë parasysh informatat, të cilat i ka se Ministria e Shëndetësisë në këtë moment nuk disponon me më shumë se 100 teste për koronavirus.

“Unë kam informatë se nuk kanë më shumë se 100 teste për koronavirusin në dispozicion. Nëse me të vërtetë kanë 350 teste në dispozicion, kjo është katastrofike”, vlerësoi Mickoski.

Ai tha se deri para disa ditëve janë testuar rreth 400 persona në ditë për koronavirusin, e tani, sipas tij, rezervat e testeve janë sjellur në minimum dhe me këtë dinamikë shteti ka teste vetem edhe për një ditë.

Në pyetjen nëse mendon se në situatë të koronavirusit dikush do të mundohet të kurdisë tenderë për respiratorë, siç këtë Filipçe dhe Qeveria e LSDM-së, sipas tij, kanë tentuar ta bëjnë, Mickoski u përgjigj se për atë nëse beson ose nuk beson do të tregojë koha.

“Por druaj të mos kem të drejtë dhe atëherë do të jetë problemi nëse kam të drejtë. Besoni shumë rrallë në jetë shkeli në drasë të kalbur dhe në këtë rast nuk do të dëshiroja të kem të drejtë, por për fat të keq ndoshta do të kem të drejtë”, tha Mickoski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 23:05