Mickoski: Qeveria të ndërpres negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Qershor, 2022 22:35

Mickoski: Qeveria të ndërpres negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase

Qeveria duhet t’i ndërpresë negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase, të kthehet nga Sofja dhe të thotë se negociatat do të vazhdojnë vetëm kur të ketë kushte për të ruajtur dinjitetin tonë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Gjorçe Petrovit.

Mickoski theksoi se pret që qeveria menjëherë të ndalojë shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

-Pres që të ndalojnë së shituri identitetin, kulturën, trashëgiminë, historinë maqedonase, pres që nga këta nëse mund t’i quaj zyrtarë maqedonas, këtë e pres. Të ndalemi menjëherë, të kthehemi nga Sofja dhe të themi se puna nuk është kryer, ndalemi në këtë moment, kur të krijohen kushtet atëherë do të vazhdojmë, në këtë moment padyshim nuk ka kushte me të cilat mund të ruajmë dinjitetin tonë. Këtë e pres, theksoi Mickoski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Qershor, 2022 22:35