Mickoski: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Mickoski: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që nga 2016-ta në Maqedoni më nuk vlen parimi “fituesi me fituesin” për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare. Tha se pas zgjedhjeve do të koalicionojë me partinë që do të ketë program më të mirë.

“Me zgjedhjet e 2016-tës, parimi ‘fituesi me fituesin’ praktikisht më nuk ekziston dhe tani do të vlejë rregulli ‘programi me program’, kuptohet. Me çdo parti politike që është e gatshme të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në, do të ulemi, të flasim, të përcaktojmë programet, do të përpiqemi të bëjmë një sinergji me ato programe” theksoi Mickoski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Qershor, 2020 09:23

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.