Mickoski thotë se duhet një qeveri e re për t’i dhënë fund cunamit ekonomik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:10

Mickoski thotë se duhet një qeveri e re për t’i dhënë fund cunamit ekonomik

Qeveria nuk e thotë të vërtetën kur thotë se inflacioni është i importuar dhe se subvencionon çmimin e rrymës për qytetarët dhe ekonominë, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell FLAKA.

“Sipas Eurostat-it, në gjysmën e parë të vitit 2022, çmimi i energjisë elektrike i paguar nga ekonomia maqedonase është më i larti në krahasim me vendet e rajonit. Gjegjësisht, nëse krahasoni çmimin e energjisë elektrike të paguar nga kompanitë maqedonase me atë të paguar nga kompanitë në Turqi, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ai është më i lartë. Sipas Eurostat-it, kompanitë maqedonase në gjysmën e parë të vitit 2022 kanë paguar një çmim prej 168,5 €/MWh dhe është më shumë se tre herë më i lartë se çmimi i energjisë elektrike që kanë paguar pesë vjet më parë në gjysmën e parë të 2017 kur ishte 52,4 €/ MWh dhe krahasuar me atë të paguar nga kompanitë në Turqi, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë është më e ulëta. Konkluzioni: Me Qeverinë e LSDM-së, kompanitë maqedonase paguajnë më shumë se trefishin e çmimit të energjisë elektrike në krahasim me periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Inflacioni, çmimet e larta, krimi, korrupsioni dhe injoranca janë rezultat i punës së LSDM/BDI. Nevojitet një qeveri e re për t’i dhënë fund kësaj agonie dhe cunami ekonomik. Zgjedhjet e parakohshme duhen për t’i dhënë fund humbjeve të Maqedonisë. Ka shpresë, kemi njohuri, duhet ndryshime që Maqedonia të fillojë të fitojë”, shton ai. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:10

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...